10/01/2022 FBK

Mbahet FIBA SCOD Klinika për gjyqtarët e basketbollit

Gjatë fundjavës është mbajtur FIBA SCOD Klinika për gjyqtarët e basketbollit.

Në këtë Klinikë pjesëmarrës kanë qenë 48 gjyqtarë nga të gjitha listat e gjyqtarëve të FBK-së.

FIBA SCOD Klinika është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional Faton Kurshumlija, Instruktori i Gjyqtarëve të FIBA-s, Gjorgi Piperkov dhe Profesori për përgatitje mentale nga Universiteti Pamukale – Denizli, Ridvan Ekmekçi.

Në këtë klinikë janë prezantuara pikat të cilat kanë qenë me rëndësi të veçantë për gjyqtarët e FBK-së: Evaulimi i ndeshjeve të ART Motion Superliga në stinorin vjeshtor të edicionit 2021-2022 nga Faton Kurshumlija, Prezantimi nga njohja e përdorimit ilegal të duarve në ndeshjet e basketbollit, nga FIBA Instruktori i gjyqtarëve Gjorgi Piperkov IUH-HC, si dhe ilustrimi i saj me anë të klipeve dhe rregullave të basketbollit, Prezantimi nga përgatitja Mentale e Gjyqtarëve ka pasur një  rendësi shumë të veçantë për gjyqtarët sepse në këtë prezantim Prof. Ridvan Ekmekçi ka prezantuar pikat më të avancuara të përgatitjeve mentale, Punëtoria (workshop) për gjyqtarët e nominuar në ndeshjet e ART Motion Superliga për evaulimin e klipeve nga ndeshjet e ART Motion Superliga në stinorin vjeshtor të edicionit 2021-2022, IOT - Mekanika 3PO, prezantuar nga FIBA Instruktori i Gjyqtareve Gjorgi Piperkov, si dhe ilustrimi i saj me anë të klipeve dhe rregullave të basketbollit.

Në “Zoom Online” të gjithë pjesëmarrësve i është drejtuar Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakic, i cili ri-përsëriti rëndësinë e implementimit të FIBA SCOD Projektit, ku shumë lartë vlerësoi investimet e FBK-së, gjyqtarët, punën e FIBA Instruktorit Nacional, Faton Kurshumlija, FIBA Instruktorit Gjorgi Piperkov, në organizimet e Klinikave dhe trajnimeve tjera, ku FBK e ka renditur si udhëheqëse e SCOD Projekteve nga shtetet e vogla.

Gjithashtu është zhvilluar Testi nga Rregullat e Basketbollit nga FIBA Instruktori Nacional Faton Kurshumlija dhe është udhëhequr nga SHGJFBK, ku 48 gjyqtarë i janë nënshtruar testimeve, ku nga 25 pyetje, 20 ka qenë të obliguara të jenë të sakta. Rezultati i tyre ka qenë shumë i mirë nga të gjithë gjyqtarët. 

Të dielën është mbajtur Testi nga Përgatitja Mentale për 20 gjyqtarë perspektiv-potencial, i cili është udhëhequr nga Prof. Dr. Ridvan Ekmekçi, ku pas testimit të gjyqtarëve i janë dhënë detyra, ushtrime për 3 muajt e ardhshme për përmirësimin e tyre.

Prof. Ridvan Ekmekçi gjatë tre muajve të ardhshëm në vazhdimësi (pa pagesë) do të organizojë edhe Zoom takimin online me gjyqtarët të testuar ku do të përcjellë situatën e tyre pas ushtrimeve dhe detyrave të dhënë atyre.

Faton Kurshumlija është shprehur i kënaqur me rrjedhën e Klinikës dhe rëndësinë që ka para fillimit të garave, ndërsa shtoi se gjyqtarët janë gati për stinorin pranveror.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: