Ylli triumfon në derbin ndaj Trepçës

Ylli triumfon në derbin ndaj Trepçës

12/01/2022

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në derbin ndaj Trepçës në Minatori në Mitrovicë me rezultat 62:84 (13:19, 14:17, 15:23, 20:25), në kuadër të javës së 15-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll. Me këtë fitore, therandasit janë liderë me 26 pikë, kurse mitrovicasit kanë 25.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me vendasit që krijuan epërsi prej 11:6, por mysafirët rikthehen shpejt për të barazuar rezultatin në 13:13, dhe me gjashtë pikë radhazi fituan çerekun e parë 13:19. Therandasit në periudhën e dytë e thelluan edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 11 pikë, 23:34, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 27:36.

Pavarësisht se dhanë maksimumin mitrovicasit, kampionët e Kosovës nuk u ndalën as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë. Ata thelluan edhe më shumë epërsinë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 42:59, 17 pikë për mysafirët. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli vulosi fitoren, ndërsa ‘shpërtheu’ Mikaile Tmusiq me treshe, duke u duartrokitur nga tifozët vendas, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 62:84.

Te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me shtatë pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 25 pikë e katër kërcime, Erjon Kastrati me 21 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime dhe Henrik Sirko me 12 pikë e 12 kërcime.

Trepça ka 10 fitore dhe pesë humbje, kurse Ylli 11 fitore dhe katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners