Ndeshjet e basketbollit pa shikues deri më 4 Shkurt

Ndeshjet e basketbollit pa shikues deri më 4 Shkurt

22/01/2022

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju informon se konform Masave të Reja anti-Covid19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës prej sot (22.01.2022) e deri më 4 Shkurt 2022 nuk do të lejohen shikues në palestrat sportive.

Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës ju informon se përveç 10 personave zyrtarë të klubeve me Vendimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk lejohet prania e shikuesve të tjerë në ndeshjet e basketbollit.

Ju lutem ta respektoni Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilin e gjeni më poshtë: 

Sporti dhe rekreacioni

  1. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  2. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.
  3. Mbyllen fitneset, palestrat dhe institucione të tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative, me përjashtim të klubeve profesionale sportive.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners