Fitore e rëndësishme e prishtinasve ndaj prizrenasve

Fitore e rëndësishme e prishtinasve ndaj prizrenasve

23/01/2022

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 62:81 (20:24, 17:17, 18:18, 7:22), në kuadër të javës së 17-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi, duke e bërë ndeshjen e barabartë, por me pesë pikë në fund, Prishtina e fitoi këtë pjesë 20:24. Edhe periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, që përfundoi 17:17, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37:41, ku u veçua Alban Veseli me 16 pikë, duke qenë i saktë në tetë tentime.

Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë në Prizren, pa arritur shkëputjen e madhe dhe përfundoi 18:18, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:59. Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në dhjetë minutat e fundit. Në këtë pjesë shkëlqyen prishtinasit, duke qenë efikas në sulm dhe me mbrojtje të mirë, triumfuan me rezultat 62:81.

Te Bashkimi u dalluan Alban Veseli me 19 pikë e dhjetë kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Dachon Burke me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 19 pikë dhe shtatë kërcime.

Bashkimi ka tetë fitore e nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina ka nëntë fitore dhe tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners