Sfidat çerekfinale në Reload Superkupë dhuruan shumë emocione, derisa tani është koha për ndeshjet gjysmëfinale, që zhvillohen sonte në Suharekë.
Në takimin e parë do të ballafaqohen Rahoveci dhe Sigal Prishtina. ‘Vreshtarët’ në çerekfinale kishin eleminuar Trepçën, kurse bardhekaltrit mundën Vëllaznimin.
Këto dy skuadra edicionin e kaluar ishin ballafaquar në finale të Superkupës, ku triumfuan prishtinasit, që në këtë edicion po paraqiten me lojtarë vendorë.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale do të ndeshen Ponte Prizreni-Bashkimi, dy skuadrat rivale të qytetit, ku pritet një sfidë shumë interesante. Ponte ka eleminuar Golden Eagle Yllin, derisa Bashkimi skuadrën e Pejës, andaj përballja gjysmëfinale pritet të jetë shumë interesante.
Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe në bazë të Udhëzuesit për Rikthimin në fushat e basketbollit.
Takimet do të transmetohen në ArtMotion.
Orari
23 tetor
17:00 Rahoveci-Sigal Prishtina
19:30 Ponte Prizreni-Bashkimi