28/01/2022 SUPERLIGA E FEMRAVE

Derbi mes Bashkimit dhe Penzës

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Superligën e Femrave.

Derbi do të zhvillohet mes Bashkimit dhe Penzës, të shtunën dhe transmetohet në Art Motion e Kujtesa. Ndeshja do të zhvillohet në Rahovec, pasi palestra në Prizren është shumë e ftohtë dhe klubet prizrenase ndeshjet si vendas po i zhvillojnë në qytetet tjera. Vashat prizrenase tetë fitore e katër humbje, kurse ato pejane kanë dhjetë fitore e dy humbje. Në këtë edicion të elitës, në dy ndeshje, fitore ka shënuar skuadra kampione (Penza) me rezultat 63:84 dhe 77:68. Sidoqoftë, skuadra prizrenase ka bërë disa përforcime dhe pritet ndeshje interesante.

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Trepçës dhe Kastriotit. Vashat mitrovicase kanë tri fitore e nëntë humbje, ndërsa ato ferizajase kanë pësuar 12 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore.

Ndërkohë, skuadra e vetme pa humbje në elitë, Prishtina me 12 fitore në 12 ndeshje, do të jetë mysafire e Vëllaznimit, ndërkohë që skuadra kuqezi ka tri fitore e nëntë humbje.

Superliga e Femrave - Java 13

E shtunë

14:00 Trepça - Kastrioti

16:00 Bashkimi - Penza

E diel

13:00 Vëllaznimi - Prishtina




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: