Vëllaznimi mbetet lider pa humbje, Prishtina e Re mund Vushtrrinë

Vëllaznimi mbetet lider pa humbje, Prishtina e Re mund Vushtrrinë

28/01/2022

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e 11-të në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në Ligën e Parë të meshkujve që nuk di për humbje. Skuadra kuqezi ka shënuar fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës me rezultat 90:82. Skuadra nga Gjakova siguroi fitoren në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi 47:47. Ndërkohë, prishtinasit kanë tri fitore e tetë humbje.

Në sfidën shumë interesante ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës së Re, fitore shënoi skuadra kryeqytetase me rezultat 70:86. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën prishtinase, pasi tashmë të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore dhe katër humbje.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar Istogu, duke mundur Dardanët me shifrat 80:68. Istogasit kanë shtatë fitore dhe katër humbje, ndërsa e kundërta është me Dardanët, që kanë katër fitore e shtatë humbje.

Ndërkohë, Borea ka mundur AS Prishtinën me rezultat 60:94. Pejanët kanë gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e gjashtë humbje.

New Basket ka shënuar fitore të pritur ndaj Feronikelit me shifrat 119:83. Prizrenasit kanë pesë fitore e gjashtë humbje, kurse skuadra nga Drenasi 11 humbje në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në këtë rang garash.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners