29/01/2022 FBK

Ngadhnjim Shabani, pjesëmarrës në Trajnimin e Gjyqtarëve të FIBA-s në Greqi

Gjyqtari nga Kosova, Ndadhnjim Shabani ka qenë pjesëmarrës në Trajnimin e Gjyqtarëve të FIBA-s, që është mbajtur në Selanik të Greqisë nga 20 deri më 23 Janar 2022, për të gjithë gjyqtarët e ri të licencuar nga viti 2021.

“Ishte nder dhe privilegj i madh të merrja pjesë në këtë ngjarje. Falënderues dhe mirënjohës Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe FIBA Instruktorit Nacional, Faton Kurshumlija për mundësinë dhe nominimin e dhënë ndaj meje. Kjo do të jetë një detyrë e re për mua, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e re”, ka thënë Shabani për faqen zyrtare të FBK-së.

Trajnimi i Gjyqtarëve të FIBA-s është udhëhequr nga Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakic, i ndihmuar nga Instruktorët e Gjyqtarëve të FIBA-s: Johnny Jacobs, Miodrag Licina, Alesh Kamnikar, Andrej Jelen, Fernando Garzon dhe Georgeos Tanatzis.

Në këtë trajnim gjyqtarët janë ndarë në dy grupe me nga 15 persona, me instruktorët dhe kanë mësuar për: 3PO & IOT, Fake/ IUH/ Screnning, UF, AOS, Marginal vs Obvius, Block/Charge, si dhe puna praktike në palestër, kurse në ditën e dytë secili gjyqtar kishte një intervistë me instruktor, ndërsa Shabani e kishte me instruktorin slloven Andrej Jalen, rreth përvoja të tyre si gjyqtar.

Në fund, Nakic e shpalli të mbyllur trajnimin, duke theksuar se kjo ishte një mundësi për të gjithë gjyqtarët, të cilët do të kenë shumë përgjegjësi për të ardhmen.

Përvoja të tilla janë shumë të mirëseardhura për gjyqtarët nga Kosova.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: