Akreditimi për Final 8

Akreditimi për Final 8

04/02/2022

Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, akreditimi për Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll mund të bëhet deri të hënën (7 Shkurt) në ora 16:00.

Emrat e gazetarëve/fotografëve mund t’i dërgoni në emailin communications@basketbolli.com. Mediat e akredituara, akreditimet mund t’i marrin të martën në zyrën e Federatës së Basketbollit të Kosovës të martën ose të mërkurën në palestrën ‘Karagaci’ të Pejës, para fillimit të ndeshjes së parë.

Për shkak të masave anti-Covid, gazetarët dhe fotografët duhet t’i dërgojnë edhe certifikatat e vaksinimit, pasi është e detyrueshme.

Final 8 Kupa e Kosovës do të mbahet nga 9 deri më 13 Shkurt në Pejë. Akreditimi do të vlejë nga dita e parë deri në fund.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners