04/02/2022 LIGA E PARË E MESHKUJVE

Prishtina e Re mund Istogun, Vëllaznimi nuk ndalet

Të enjten dhe të premten u zhvillua xhiroja e 12-të në Ligën e Parë në basketboll.

Sfida më interesante ishte ndërmjet Prishtina e Re dhe Istogut, ku prishtinasit shënuan fitore me rezultat 87:80, që ishte shumë e rëndësishme në garën për vendin e dytë në këtë ligë. Tashmë prishtinasit kanë tetë fitore dhe katër humbje, kurse istogasit shtatë fitore e pesë humbje.

Vëllaznimi ka vazhduar me fitore, duke mundur Happy Dukagjinin në udhëtim me rezultat 65:95. Kuqezinjtë kanë 12 fitore dhe 12 ndeshje të zhvilluara, duke qenë lider i padiskutueshëm, kurse skuadra nga Klina ka katër fitore e të humbje.

Ndërkohë, fitoren e parë e ka regjistruar Feronikeli, që ka mundur AS Prishtinën me shifrat 87:60. Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën nga Drenasi pas 11 humbjeve radhazi, ndërsa prishtinasit kanë pesë fitore e shtatë humbje.

Një takim shumë interesant u zhvillua mes Boreas dhe Vushtrrisë, që përfundoi me rezultat 75:67. Tashmë të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore e pesë humbje.

Ndeshja ndërmjet Marigona Hill Prishtinës dhe New Basket përfundoi me shifrat 77:103. Kryeqytetasit kanë tri fitore e nëntë humbje, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e gjashtë humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: