07/02/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Bardhekaltrit mposhtin Vreshtarët

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 67:53 (15:18, 23:14, 16:11, 13:10), në kuadër të javës së 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar, ku epërsia më e lartë u takoi mysafirëve, gjashtë pikë, 8:14, derisa kjo pjesë përfundoi 15:18. Por, prishtinasit rikthehen shpejt në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 35:27, dhe më pas u zhvillua lojë e barabartë, duke shkuar në pushim me shifrat 38:32.
Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi në 14 pikë, 38:24, ku më pas kryesisht u zhvillua lojë e barabartë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:43. Në dhjetë minutat e fundit, kryeqytetasit menaxhuan lojë, duke ruajtur epërsinë, dhe triumfuan me shifrat 67:53.
Sigal Prishtina ka dhjetë fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci ka gjashtë fitore e 12 humbje.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: