Gati për spektakël

Gati për spektakël

09/02/2022

Pritjes i erdhi fundi. Nga sot deri më 13 Shkurt, e gjithë vëmendja bartet në Pejë, për spektaklin e Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.

Shumë skuadra, me një dëshirë të vetme. Të fitojnë trofeun e çmuar.

Ndeshja e parë çerekfinale te meshkujt është mes Trepçës dhe Rahovecit. Në elitë, mitrovicasit janë në vendin e dytë, kurse Vreshtarët në vendin e shtatë apo të parafundit. Megjithatë, takimi pritet të jetë shumë interesant, me të dy skuadrat që duan të kalojnë në gjysmëfinale. Në këtë edicion janë ballafaquar dy herë dhe në të dyja takimet fitore shënuan ‘Xehetarët’, me rezultat 75:103 dhe 91:84.

Në ora 19:30 është hapja solemne, ku do të ketë shumë befasi për tifozët e pranishëm në palestër dhe teleshikuesit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners