09/02/2022 FBK

‘El Clasico’ e Kupës

Sonte nga ora 20:00 është super përballja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, apo ‘El Clasico’ e basketbollit të Kosovës.

Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante, duke marrë parasysh rivalitetin mes skuadrave më të trofeshme në vendin tonë dhe kështu pritet të jetë edhe të mërkurën në mbrëmje.

Në këtë edicion janë përballur tri herë në elitë, ku dy herë fitore shënuan pejanët 83:90 dhe 93:101 dhe një herë prishtinasit 86:93. Të gjitha fitoret i shënuan si mysafir ndaj njëra-tjetrës.

Përballjet në Kupë rritin adrenalinën, andaj pritet një sfidë shumë e bukur në Pejë.

Bardhekaltrit janë fitues aktualë të Kupës, kurse verdhezinjtë shpresojnë ta fitojnë, pasi organizohet në qytetin e tyre dhe për nder të Agim Llukës, i cili ka dhënë shumë për basketbollin pejan.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: