Sfida prizrenase në Kupë

Sfida prizrenase në Kupë

10/02/2022

Dy skuadrat e qytetit të Prizrenit, Prizreni 16 dhe Bashkimi do të përballen në sfidën e fundit çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.

Të dy skuadrat shpresojnë në fitore dhe të kualifikohen në gjysmëfinale, pasi favoritë nuk ka në përballje të tilla.

Në elitën e basketbollit, Prizreni 16 ka 11 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Bashkimi ka tetë fitore e 11 humbje.

Këtë edicion janë ndeshur dy herë dhe në dy takimet, fitore shënoi Prizreni 16, me rezultat 71:65 dhe 90:92. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe sonte.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në palestrën ‘Karagaci’, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e Final 8.

Sfida transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners