Super sfida mes Pejës dhe Trepçës

Super sfida mes Pejës dhe Trepçës

11/02/2022

Gjysmëfinalja e parë e Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka, do të dhurojë një super përballje mes Pejës dhe Trepcës. Të dy skuadrat shpresojnë të kualifikohen në finalen e madhe.

Pejanët janë organizatorë të Kupës dhe të pëkrahur nga tifozët vendas besojnë të fitojnë trofeun e çmuar, kurse mitrovicasit janë shumë të organizuar në këtë edicion, duke rritur ambiciet për trofetë në basketbollin e Kosovës, si Kupa dhe titulli.

Në këtë edicion të elitë, pejanët kanë 11 fitore dhe shtatë humbje, kurse mitrovicasit kanë 13 fitore dhe gjashtë humbje.

Në këtë edicion, këto skuadra janë përballur tri herë dhe në këto takime fitore shënuan ‘Xehetarët’ me shifrat 83:66, 87:93 dhe 96:81.

Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën me rezultat 91:86, kurse më lehtë e kishte Trepça ndaj Rahovecit, duke e mposhtur me shifrat 77:57.

Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe sonte.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 dhe transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners