Përballje fantastike, Trepça në finalen e madhe

Përballje fantastike, Trepça në finalen e madhe

11/02/2022

Në një ndeshje fantastike Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 83:76 (10:25, 25:14, 28:22, 20:17), për tu kualifikuar në Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.

Pejanët e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 4:16 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 10:25. Verdhezinjtë vazhduan me lojë shumë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta shkoi në 20 pikë, 11:31, por nga ky moment mitrovicasit hyn në një seri të jashtëzakonshme, duke afruar shifrat në 33:35, ndërsa pjesa e parë përfundoi 35:37.

Lojë shumë rivalizuese u zhvillua në periodën e tretë, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin në parket, duke luftuar për çdo top dhe duke e bërë sfidën shumë interesante, e padyshim një nga më të mirat e këtij edicioni. Pejanët kishin epërsi në gjashtë pikë, 49:55, e më pas rikthehen ‘Xehetarët’ për të barazuar rezultatin në 55:55 dhe duke kaluar në epërsi 63:57, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:59. Lojë fantastike u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, me mbrojtje të fortë dhe një luftë të vërtetë, për të bërë sfidën shumë dramatike. Pesë minuta nga fundi rezultati ishte 73:70, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan me rezultat 83:76, për tu kualifikuar në finale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi, që zhvillohet nga ora 20:00.

Te Trepça u dalluan Amin Hot me nëntë pikë, nëntë kërcime, dhjetë asistime, Taurus Cockfield me 14 pikë e dhjetë kërcime dhe Corban Collins me 17 pikë, kurse te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë e 11 kërcime dhe Dardan Berisha me 17 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners