‘Ëmbëlsira për në fund’, gati për spektakël të basketbollit

‘Ëmbëlsira për në fund’, gati për spektakël të basketbollit

12/02/2022

Adhuruesit e basketbollit janë gati për një spektakël të jashtëzakonshëm, ku të dielën do të zhvillohen tri finalet e Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.

Tri finale të ‘zjarrta’ që do të rritin adrenalinën në maksimum për të mësuar fituesit e rinj të garës shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës.

Gjashtë skuadra në garë për tri trofe, kurse çmim shumë i rëndësishëm është edhe MVP, apo më i miri i turneut.

Gjashtë orë plot emocione dhe ethe për njërin nga trofetë më të çmuar në basketboll.

Nga ora 12:00 do të përballen Istogu dhe New Basket, në finalen e Ligës së Parë. Istogasit në gjysmëfinale mundën favoritin Vëllaznimin, me shifrat 75:74, në një ndeshje dramatike, kurse prizrenasit e kishin më lehtë ndaj Vushtrrisë, duke e mundur me rezultat 85:71.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet mes Prishtinës dhe Bashkimit, në finalen e femrave. Këto dy skuadra kanë histori dhe rivalitet të madh ndërmjet tyre, duke e bërë përballjen edhe më interesante. Si skuadra prishtinase, ashtu edhe ajo prizrenase e duan trofeun e Kupës, duke pasur synime të mëdha në këtë edicion. Kryeqytetaset në gjysmëfinale kishin mundur Trepçën me shifrat 86:50, ndërsa prizrenaset eliminuan Penzën me rezultat 77:80, në një takim mjaft dramatik. Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00.

Finalja e meshkujve zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit nga ora 18:00. Mitrovicasit në rrugën drejt finales kanë mundur Rahovecin 77:57 dhe Pejën 83:76, kurse Bashkimi mundi rivalin lokal Prizrenin 16 me rezultat 69:94 dhe Golden Eagle Yllin 72:78. ‘Xehetarët’ e kanë fituar katër herë Kupën, ndërsa ‘Portokallezinjtë’ vetëm një herë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ‘Karagaçi’ të Pejës, aty ku u zhvilluan të gjitha takimet e Final 8.

Finalet transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.   

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners