13/02/2022 FBK

Trepça e jashtëzakonshme, triumfon për Kupë

Trepça ka mundur Bashkimin me rezultat 76:62 (19:26, 18:10, 16:15, 23:11), duke fituar Kupën e Kosovës në basketboll.

Përballja ishte interesante nga fillimi deri në fund. Më mirë ndeshjen e nisën mitrovicasit me epërsi prej dhjetë pikësh 18:8, por nga ky moment prizrenasit hyn në një seri fantastike për të përmbysur rezultatin dhe për të kaluar në epërsi 18:26, kurse çereku i parë përfundon 19:26. ‘Xehetarët’ rikthehen shpejt për të shkrirë epërsinë, e duke pasur katër pikë dallim, 32:28 dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë, ku pjesa e parë përfundon 37:36.

Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë dhe asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke bërë që sfida të ishte shumë interesante dhe luftohej për çdo top në parket, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 53:51. Por, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, mitrovicasit treguan fuqinë e tyre dhe të përkrahur nga tifozët arritën të shkëputen dhe të triumfojnë me rezultat 76:62.

MVP i turneut është zgjedhur Drilon Hajrizi, çmim të cilin ia ndau djali i të ndjerit Agim Lluka, Rron Uka.

Ndërkohë, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ia dorëzoi trofeun e Kupës, kapitenit të Trepçës, Valdrin Haxhiu.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: