Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 15-të në Superligën e Femrave.
Sfida e parë zhvillohet mes Bashkimit dhe Trepçës, ku skuadra prizrenase është favorit. Vashat prizrenase kanë nëntë fitore e pesë humbje, kurse ato mitrovicase pesë fitore e nëntë humbje. Në dy takimet e zhvilluara në këtë edicion, fitore shënoi skuadra prizrenase, që javën e kaluar fitoi Kupën e Kosovës.
Të dielën ndeshen Vëllaznimi me Kastriotin. Vashat kuqezi kanë tri fitore e 11 humbje, ndërsa ato ferizajase 14 humbje, në po aq ndeshje të zhvilluara.
Derbi i kësaj xhiro zhvillohet mes Penzës dhe Prishtinës, dy skuadra që e duan titullin e kampionit. Pejanet kanë 11 fitore e tri humbje, kurse prishtinaset 14 fitore në 14 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Në dy takimet e zhvilluara në elitë, fitoi skuadra prishtinase. Këto dy skuadra u takuan ditë më parë, të enjten, në Ligën Unike, ku fituan vashat prishtinase me rezultat bindës 63:101.
Superliga e Femrave - Java 15
E shtunë
13:00 Bashkimi - Trepça
E diel
13:00 Vëllaznimi - Kastrioti
17:00 Penza - Prishtina