23/02/2022 FBK

Grupi C: Gjasat e Kosovës për kualifikim

Në shortin e hedhur për rrethin e parë parakualifikues të Eurobasket 2025, Kosova ishte shortuar në Grupin C me Norvegjinë dhe Danimarkën. Dardanët pësuan nga Norvegjia 86:77, kurse fituan ndaj danezëve 78:73.

Nesër (e enjte) do të ndeshen Danimarka me Norvegjinë nga ora 19:00, ndërsa të dielën Kosova e pret Norvegjinë, nga ora 19:00 në Mitrovicë.

Vendi i parë kualifikohet në rrethin e dytë parakualifikues, si dhe e dyta më e mira nga tri grupet.

Dardanët shpresojnë në fitore ndaj Norvegjisë, kurse takimin e fundit do ta kenë në udhëtim ndaj Danimarkës, më 30 Qershor.

Në këto përballje gjithashtu është i rëndësishëm kosdallimi dhe takimet direkte, andaj basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për tu kualifikuar në rrethin e ardhshëm.

Grumbullimi ka filluar nga dita e shtunë (19 Shkurt) dhe lojtarët po japin maksimumin në stërvitje, kurse presin përkrahje nga tifozët në ‘Minatori’ të Mitrovicës.  




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: