Kosova U14 ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë U14 në konkurrencën e femrave me rezultat 50:56 (14:16, 9:18, 12:11, 15:11), në kuadër të turneut YDF që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.
Vashat kosovare e nisën ndeshjen më mirë me epërsi prej 7:16, ndërsa pjesa e parë përfundoi 14:16. Sidoqoftë, Dardanet nuk u dorëzuan dhe dallimin e madh e bënë në periudhën e dytë, që e fituan 9:18, duke shkuar në pushim me rezultat 23:34.
Pjesa e dytë ishte më e niveluar, megjithatë, vashat e Kosovës menaxhuan lojën dhe epërsinë, duke triumfuar në fund me rezultat 50:56. Ky ishte takimi i parë për Kosovën, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të luajnë ndaj Rumanisë, Maqedonisë Veriore dhe Turqisë.
Te Kosova u dalluan Era Aliu me 16 pikë e 11 kërcime dhe Malvina Haziri me 21 pikë e katër asistime.