Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 17-të në Superligën e Femrave.
Sfida e parë do të zhvillohet mes Trepçës dhe Prishtinës, që është edhe përballja më interesante për këtë javë. Mitrovicaset kanë pesë fitore dhe 11 humbje, kurse vashat prishtinase kanë 16 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave.
Takimi tjetër i ditës së shtunë është mes Vëllaznimit dhe Penzës. Skuadra kuqezi ka katër fitore e 12 humbje, ndërsa e kundërta është me skuadrën pejane që ka 12 fitore e katër humbje.
Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Kastriotit. Skuadra prizrenase shihet favorite pasi ka 11 fitore e pesë humbje, ndërsa vashat ferizajase kanë 16 humbje, në po aq takime, ku është skuadra e vetme që nuk di për fitore në elitë.
Superliga e Femrave - Java 17
E shtunë
13:00 Trepça - Prishtina
14:00 Vëllaznimi - Penza
E diel
18:00 Bashkimi - Kastrioti