Kosova mundet në fund nga Turqia

Kosova mundet në fund nga Turqia

05/03/2022

Kosova U14 ka pësuar humbje nga bashkëmoshatarët e tyre nga Turqia me rezultat 65:74 (20:17, 10:18, 19:20, 16:19), në turneun e YDF-së që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Dardanët e rinj zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe rezultati ishte i ngushtë deri në momentet e fundit, kur turqit ishin më të përqendruar për të shënuar fitore.

Basketbollistët e rinj kosovarë e nisën ndeshjen mirë, me një epërsi prej shtatë pikësh, 13:6, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, derisa çereku i parë përfundon 20:17. Periudha e dytë i takoi kombëtares kundërshtare, që e fitoi këtë pjesë 10:18, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 30:35. Epërsia e tyre u thellua në dhjetë pikë, 38:48 në periodën e tretë, megjithatë Dardanët ngushtuan shifrat në 49:55, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante. Kosova hyri në një seri të suksesshme, duke kaluar në epërsi 59:55, por kjo ishte e tëra, pasi pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve radhazi, kurse turneun e përfundon të dielën me ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore.

Te Kosova u dallua Edin Bacevac me 33 pikë.

Ndërkohë, vashat e Kosovës pësuan nga Turqia me rezultat 26:64 (10:15, 9:18, 4:17, 3:17). Dardanet e reja treguan një paraqitje të mirë në pjesë e parë, ndërsa dallimi u bë në periudhën e dytë. Kosova U14 e femrave ka një fitore e dy humbje, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon të dielën ndaj Maqedonisë Veriore.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners