Vashat e Kosovës triumfojnë ndaj Maqedonisë Veriore

Vashat e Kosovës triumfojnë ndaj Maqedonisë Veriore

06/03/2022

Kosova U14 në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë Veriore U14, në turneun e YDF-së që po zhvillohet në Shkup.

Vashat e Kosovës shënuan fitore me shifrat 31:58 (7:10, 6:12, 5:19, 13:17). Dardanet e reja e mbyllën këtë turne me dy fitore e dy humbje.

Çereku i parë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, ndërsa përfundoi 7:10 për Kosovën, që vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar me epërsi të dyfishtë 6:12, për të shkuar në pushim me shifrat 13:22. Vashat e Kosovës vazhduan të dominuan edhe në periudhën e tretë që e fituan edhe më bindshëm, 5:19, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 18:41. Edhe në dhjetë minutat e fundit, basketbollistet e reja të Kosovës ishin më të mira, për të triumfuar 31:58.

Te Kosova U14 u dalluan Malvina Haziri me 17 pikë e gjashtë kërcime, Klea Gashi me pesë pikë e shtatë kërcime dhe Sara Smajlaj dhe Era Aliu me nga 11 pikë. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners