Fitore bindëse e Kosovës

Fitore bindëse e Kosovës

06/03/2022

Kosova U14 ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë Veriore U14 me rezultat 63:86 (20:31, 14:19, 15:15, 14:21), në turneun e YDF-së që sapo përfundoi në Shkup.

Dardanët e rinj e nisën ndeshjen për mrekulli, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të dyfishtë, 12:24, ndërsa kjo pjesë përfundoi 20:31. Basketbollistët e rinj të Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, që arriti në 20 pikë, 26:46, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 34:50. Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, megjithatë, u menaxhua nga Dardanët që nuk lejuan epërsinë të shkrihej, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:65. Kosova nuk e lëshoi epërsinë në dhjetë minutat e fundit, madje e thelloi atë, duke triumfuar me rezultat 63:86.

Ndeshje fantastike zhvilloi Ben Basha me 27 pikë e 22 kërcime.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovë, që kishte mundur Bullgarinë dhe Rumaninë, ndërsa kishte pësuar nga Turqia.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners