Të hënën stërvitja e dytë e Kosovës U20

Të hënën stërvitja e dytë e Kosovës U20

06/03/2022

Të hënën (nesër) do të zhvillohet stërvitja e dytë e Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve.

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Dritëro Sefaja do të mbajë stërvitjen nga ora 14:00 deri në ora 16:00 në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë. Ky është grumbullimi i dytë radhazi për këtë grupmoshë, pasi të parën e kishte mbajtur më 18 Shkurt.

Sefaja synon të krijojë një ekip sa më të fortë për garat ndërkombëtare, që do të jenë gjatë verës.

Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati i Divizionit B mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners