08/03/2022 LIGA E PARË E MESHKUJVE

Vëllaznimit drejt Superligës, sfidohet nga AS Prishtina

Xhiroja e 15-të e Ligës së Parë te meshkujt do të sjellë përballje interesante.

Takimi i parë zhvillohet mes skuadrave prishtinase, Marigona Hill Prishtina dhe Prishtina e Re. Marigona Hill ka katër fitore e dhjetë humbje, ndërsa Prishtina e Re tetë fitore e gjashtë humbje.

Happy Dukagjini që ka pesë fitore e nëntë humbje do të ndeshet me Feronikelin, që ndodhet në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje.

Vëllaznimi që numëron 14 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang të garave do të sfidohet nga AS Prishtina, që ka pesë fitore e nëntë humbje. Kuqezinjtë janë favoritët kryesorë për tu rikthyer në elitë.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet mes Istogut dhe Vushtrrisë. Istogasit kanë nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa vushtrriasit tetë fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit zhvillohet mes New Basket dhe Boreas. Skuadra prizrenase ka tetë fitore e gjashtë humbje, kurse ajo pejane shtatë fitore e shtatë humbje.

 

Liga e Parë - Java 15

E enjte

12:00 Marigona Hill Prishtina - Prishtina e RE

E premte

17:00 Happy Dukagjini - Feronikeli

17:00 Vëllaznimi - AS Prishtina

19:00 Istogu – Vushtrria

E shtunë

19:00 New Basket - Borea




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: