08/03/2022 FBK

Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 08/03/2022 ka marrë vendim që:

  1. Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 25/03/2022 në Prishtinë, e jo siç ishte paraparë në datën 24/03/2022, për shkak se më 23/24 Mars 2022 në program është Final Four i Ligës UNIKE të Femrave.
  2. Të hap një mini-afat kalimtar të jashtëzakonshëm (48 orë) për regjistrimin e lojtareve të huaja në Superligën e Femrave, për shkak se disa ekipeve u kanë dështuar lojtaret e huaja që i kanë paraqitur për regjistrim, sepse të njëjtat kanë refuzuar të udhëtojnë në Evropë për shkak të situatës në Ukrainë.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.

Në emër të Bordit të FBK-së,                 

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: