Marigona Hill Prishtina bindëse në finale, fiton Kupën U16

Marigona Hill Prishtina bindëse në finale, fiton Kupën U16

13/03/2022

Marigona Hill Prishtina vazhdon me suksese në kategoritë e reja. Skuadra prishtinase ka fituar Kupën e Kosovës për U16 në konkurrencën e meshkujve, duke mundur në finale M Junior me rezultat 32:119. Marigona Hill ishte shumë më e mirë në finale, duke shënuar fitore bindëse.

Në gjysmëfinale, Marigona Hill Prishtina kishte mundur New Basket 49:77, kurse M Junior kishte mundur Vushtrria Basket 64:71.

Në Final 4 të zhvilluar në Prizren, MVP i turneut është shpallur Edin Bacevac i Marigona Hill Prishtinës.

Medaljet, Kupën dhe trofeun e MVP-së e ka ndarë nënkryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Artan Kurti.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners