Vitabiotics, partner i FBK-së për Junior NBA Kosova

Vitabiotics, partner i FBK-së për Junior NBA Kosova

15/03/2022

Liga Junior NBA Kosova filloi në fundjavën që lamë pas, një projekt madhor dhe shumë i rëndësishëm nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Në këtë ligë, garojnë 30 Shkolla Fillore, që janë ndarë në dy Konferenca apo gjashtë Divizione, varësisht nga rajoni.

Por, ky projekt nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e sponsorëve. Një partner i rëndësishëm dhe që po e mbështet fuqishëm këtë ligë është kompania Vitabiotics.

Kjo kompani është partner i FBK-së, duke e përkrahur basketbollin e Kosovës, ndërsa tani po e mbështet tek gjeneratat e reja, që janë e ardhmja e Kosovës.

Në këtë ligë garojnë fëmijët e gjeneratës 2009-2011, djem dhe vajza. Më pas tetë më të mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet “Final 4”, ku do të shpallet edhe skuadra kampione e edicionit të parë.

Ndihma nga partnerët e FBK-së është shumë e rëndësishme dhe vitale për zhvillimin e basketbollit të Kosovës.

FBK gjithnjë do të jetë mirënjohëse ndaj kontributdhënësve, që po mbështesin basketbollin.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners