17/03/2022 SUPERLIGA E FEMRAVE

Statistikat pas 18 javësh në elitën e femrave

Prishtina është skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave, ndërkohë, Kastrioti është skuadra e vetme pa fitore.

Megjithatë, sa i përket statistikave individuale, ka disa kuriozitete mjaft interesante.

Në pikë për ndeshje prin Tasharra Jeffries e Trepçës me 35.8 pikë për ndeshje, duke u pasur nga Kendra Williams e Vëllaznimit me 24.3 dhe Rael Whitsitt e Penzës me 20.7.

Whitsitt, një nga lojtaret më të mira në Superligën e Femrave është në vendin e parë, sa i përket kërcimeve për ndeshje, me 15.7. Në vendin e dytë është Anita Grainca e Kastriotit me 13.1 dhe Sarah Mgbeike me 12.3.

Te asistimet në vendin e parë Arbnore Përquku e Prishtinës. Kapitenia e skuadrës prishtinase ka 7.9 asistime për ndeshje, ndërsa pas saj janë Aisia Robertson me 6.8 dhe Rael Whitsitt me 6.6.

Mgbeike, gjithashtu një nga lojtaret më të mira në Superligë, është në vendin e parë me 1.9 bllokada për ndeshje, kurse pas saj janë Anita Grainca me 1.8 dhe Era Shatri me 1.5.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: