Vëllaznimi vazhdon me fitore në Ligën e Parë

Vëllaznimi vazhdon me fitore në Ligën e Parë

18/03/2022

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e 16-të në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang garash dhe favorit kryesor për tu rikthyer në elitë. Kuqezinjtë kanë mundur Vushtrrinë me shifrat 52:63, ndërsa vushtrriasit kanë dhjetë fitore e gjashtë humbje.

Ndeshja ndërmjet AS Prishtinës dhe New Basket, përfundoi me fitoren e skuadrës prizrenase me rezultat 88:119. Prishtinasit kanë pesë fitore e 11 humbje, ndërkohë që prizrenasit kanë dhjetë fitore e gjashtë humbje.

Borea ka mundur Marigona Hill Prishtinën me shifrat 86:71. Pejanët kanë tetë fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit katër fitore e 12 humbje.

Prishtina e Re ka shënuar fitore të pritur ndaj Happy Dukagjinin me shifrat 108:88. Prishtinasit kanë dhjetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa klinasit kanë gjashtë fitore e dhjetë humbje.

Fitore të pritur dhe bindëse ka shënuar Istogu, duke mundur Feronikelin me rezultat 59:112. Istogasit kanë dhjetë fitore e gjashtë humbje, kurse skuadra nga Drenasi ka një fitore dhe 15 humbje. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners