Trajnimi për gjyqtarë/e të basketbollit

Trajnimi për gjyqtarë/e të basketbollit

21/03/2022

Federata e Basketbollit e Kosovës, përkatësisht Shoqata e Gjyqtarëve të FBK-së njofton të gjithë të interesuarit se, nga 21 deri më 31 Mars 2022 fillon paraqitja e kandidatëve për gjyqtarë/e të basketbollit.

Paraqitja bëhet në zyrën e FBK-së në Prishtine ose në adresën elektronike kordinatori@basketbolli.com

Të gjithë kandidatët/et duhet të përmbushin këto kritere:

- Preferohet të jenë ish lojtarë/e të basketbollit

- Mosha nga 16-26 vjeç

- Të jenë njohës të gjuhës angleze

- Të jenë të gatshëm për aktivitete fizike 

Trajnimi intensiv organizohet nga SHGJFBK-së dhe udhëhiqet nga FIBA Instruktori Nacional Faton Kurshumlija.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners