01/04/2022 LIGA E PARË E FEMRAVE

Në fundjavë Final 4 i Kupës së Ligës së Parë te femrat

Në fundjavë do të zhvillohet Final 4 i Kupës së Ligës së Parë në konkurrencën e femrave.

Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, kurse të dielën finalja. Takimet zhvillohen në palestrën e sportit të Kolegjit ISP në Marigona Rezidencë.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Vushtrrisë dhe United Basketboll, ku pritet një takim interesant, pasi në garat e rregullta në Ligën e Parë, vushtrriaset kanë 11 fitore e dy humbje, ndërsa që gjilanaset dhjetë fitore e tri humbje.

Përballja e dytë zhvillohet mes AA Prishtinës dhe Peja 03. Skuadra prishtinase synon të fitojë sërish Kupën e Kosovës dhe hyn për fitore ndaj vashave pejane, që po ashtu duan kualifikimin në finale. Në garat e Ligës së Parë, prishtinaset kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanet kanë dhjetë fitore e tri humbje.

Orari

E shtunë

12:30 Vushtrria - United Basketball 

14:30 AA Prishtina - Peja 03

E diel

15:00 FINALJA




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: