Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës

Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës

01/04/2022

Adriatik Rraci është emëruar Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Rraci për pesë vite ka qenë në klubin e Pejës, nga viti 2016 deri më 2021, duke qenë Menaxher i Klubit, ndërsa në dy vitet e fundit ka qenë edhe Drejtor Sportiv në klubin pejan. Adriatiku ka qenë basketbollist i klubit verdhezi, nga grupmoshat e reja deri në ekipin e parë.

Ai është shprehur i kënaqur që do të jetë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës. “Jam i lumtur me pritjen që më është bërë në FBK dhe mezi po pres të filloj punën. Jam i motivuar për të punuar me Përfaqësueset e Kosovës dhe shpresoj se do të kemi suksese së bashku”, është shprehur Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka shtuar që Rraci do të jetë një ndihmë e madhe për Federatën e Basketbollit dhe Përfaqësueset e Kosovës. “Jam e lumtur që Adriatik Rraci i është bashkuar Federatës së Basketbollit të Kosovës. Përvojën e tij disa vjeçare do ta bartë edhe në Përfaqësueset e Kosovës dhe të kontribuoj në realizimin e programeve të FBK-së. Ne zhvillojmë shumë aktivitete dhe gara ndërkombëtare me Përfaqësueset e Kosovës, andaj shpresoj që do të kemi suksese së bashku”, theksoi Dushku.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners