Xhiroja e 25-të në Art Motion Superligë dhuroi disa ndeshje mjaft interesante.
Takim shumë interesant ishte mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ku fituan therandasit 71:74, me një treshe në fund nga Erjon Kastrati. Basketbollisti me indeksin më të lartë të ndeshjes ishte Henrik Sirko me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. Kjo nuk është hera e parë që ish-basketbollisti i Pejës zgjidhet MVP i xhiros në elitën e basketbollit. Ai u ndihmua nga Mikaile Tmusiq me 14 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.
Peja fitoi derbin ndaj rivalit të vjetër, Trepçës me shifrat 79:71, ku Dardan Berisha u dallua me 26 pikë, një kërcim e tetë asistime.
Bashkimi shënoi fitore të vlefshme ndaj Rahovecit 78:67, ku më i dalluari te prizrenasit ishte Terrence Thompson me 14 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.
Prizreni 16 ka shënuar fitore të pritur ndaj Dritës 78:102, ku të prizrenasit u dallua Robert McCoy me 12 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.
Top 5
Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime
Mikaile Tmusiq (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 9 kërcime, 1 asistim
Dardan Berisha (Peja) 26 pikë, 1 kërcim, 8 tetë asistime
Terrence Thompson (Bashkimi) 14 pikë, 9 kërcime, 2 asistime
Robert McCoy (Prizreni 16) 12 pikë, 10 kërcime, 2 asistime