Whitsitt, MVP i gjysmëfinaleve të “Play-off”-it

Whitsitt, MVP i gjysmëfinaleve të “Play-off”-it

04/04/2022

Në fundjavë u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave.

Prishtina siguroi finalen duke mundur Trepçën edhe në ndeshjen e dytë, 66:77, kurse Penza mundi Bashkimin 68:82, duke barazuar serinë në 1:1, ku do të zhvillohet ndeshja e tretë për të përcaktuar se kush se do të kualifikohet në finale.  

Më e dalluara te skuadra pejane ishte Rael Whitsitt me 23 pikë, 16 kërcime, një asistim dhe katër topa të vjedhur, duke e pasur indeksin, 28, apo më të lartin e ndeshjes. Whitsitt është njëra nga lojtaret më të dalluara në skuadrën pejane dhe disa herë është shpallur MVP në Superligën e Femrave dhe Ligën Unike.

Tashmë sfida e tretë do të përcaktojë se kush do t’i bashkohet Prishtinës në finale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners