Penza apo Bashkimi në finale?

Penza apo Bashkimi në finale?

05/04/2022

Të mërkurën (nesër) zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e “Play-off”-it në Superligën e Femrave mes Penzës dhe Bashkimit, ku do të përcaktojë se kush do të kualifikohet në finale. Sfida zhvillohet nga ora 20:30 dhe do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.

Në dy takimet e mëparshme në “Play-off”, të dy skuadrat shënuan nga një fitore ndaj njëra-tjetrës si mysafir. Në Pejë triumfuan vashat e Bashkimit me rezultat 61:76, ndërsa në Therandë, fituan vashat pejane me shifrat 68:82.

Skuadra pejane kishte përfunduar garat e rregullta në pozitën e dytë me 15 fitore e pesë humbje, kurse ajo prizrenase e treta me 12 fitore e tetë humbje.

Prizrenaset pas Kupës duan edhe titullin kampion, kurse pejanet për të mbrojtur titullin e fituar edicionin e kaluar.

Skuadra që kualifikohet në finale do të përballet me Prishtinën që eliminoi Trepçën dhe në “Play-off” do të ketë përparësinë e fushës vendase, pasi në garat e rregullta kishte 20 fitore në 20 ndeshje.  Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners