Sot është dita e dytë e FIBA turneut të YDF-së që po zhvillohet në Therandë për U14 në të dyja konkurrencat.
Kosova në të dyja konkurrencat do të përballet me Bullgarinë. Vashat Dardane në ndeshjen e parë shënuan një fitore (ndaj Maqedonisë Veriore) dhe pësuan një humbje (nga Rumania), ndërsa bullgaret pësuan nga Turqia.
Ndërkohë, djemtë e Kosovës, pasi mundën Rumaninë dhe Maqedoninë Veriore, do të përballen me Bullgarinë, që kishin mundur Turqinë, të shtunën.
Të gjitha ndeshjet transmetohen në faqen e FBK-së në YouTube.
E diel (10 Prill)
10:00 Turqia (F) – Rumania (F)
12:00 Turqia (M) – Rumania (M)
14:00 Kosova (F) – Bullgaria (F)
16:00 Kosova (M) – Bullgaria (M)
18:00 Maqedonia V. (F) – Turqia (F)
20:00 Maqedonia V. (M) – Turqia (M)