10/04/2022 FBK

Basketbollistët e Kosovës munden nga Bullgaria

Kosova (meshkujt) ka pësuar humbje nga Bullgaria me rezultat 53:96 (17:22, 6:31, 17:30, 13:13), në turneun e FIBA YDF-së që po zhvillohet në Therandë.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë deri në fund të kësaj pjese, kur mysafirët ishin paksa më të mirë, duke e fituar 17:22. Por, skuadra bullgare ishte shumë më e mirë në periudhën e dytë, që e fitoi 6:31, duke shkuar në pushim me rezultat 23:53.

Basketbollistët e Bullgarisë nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 40:83. Dhjetë minutat e fundit ishin formale, ku Bullgaria fitoi 53:96.

Kosova ka dy fitore e një humbje.

Të gjitha ndeshjet e turneut transmetohen në faqen e FBK-së në YouTube.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: