11/04/2022 FBK

Dita e tretë: Kosova përballet me Turqinë

Sot (e hënë) zhvillohen gjashtë ndeshje në kuadër të turneut të FIBA YDF-së, që po zhvillohet në Therandë për grupmoshat U14 në të dyja konkurrencat.

Kosova te femrat dhe meshkujt do të përballet me Turqinë. Vashat e Kosovës kanë një fitore dhe dy humbje dhe sfida ndaj Kombëtares turke nuk do të jetë aspak e lehtë, por angazhimi i basketbollisteve të Kosovës nuk pritet të mungojë, në ndeshjen e fundit në këtë turne.

Edhe meshkujt do të kenë një përballje aspak të lehtë, ku do të përballen me Turqinë. Dardanët kanë dy fitore dhe një humbje. Takimi ndaj Turqisë është i fundit për Dardanët e rinj në turneun në Therandë, andaj motivi është i madh për të përfunduar garat me rezultat pozitiv.   

Turneu do të përfundojë të martën me ndeshjet e fundit.

Orari

E hënë (11 Prill)

10:00 Rumania (F) – Maqedonia V. (F)

12:00 Rumania (M) – Maqedonia V. (M)

14:00 Kosova (F) – Turqia (F)

16:00 Kosova (M) – Turqia (M)

18:00 Rumania (F) – Bullgaria (F)

20:00 Rumania (M) – Bullgaria (M)




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: