Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i është bashkuar kampanjës me letër të bardhë, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Aktivitetet të shumta janë organizuar me fëmijë në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, ndërsa FBK e ka përkrahur, duke dërguar trajnerët për këtë ngjarje.
Nga Federata e Basketbollit e Kosovës kanë marrë pjesë Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive e FBK-së dhe trajnerët Valentin Spaqi, Driton Obërtinca, Agnesa Robaj dhe Egzon Uka.
Kampanja me letër të bardhë ka nisur më 6 Prill, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Ngritja lartë e letrës së bardhë, simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë.