Të hënën (Nesër) zhvillohet finalja e tretë e “Play-off”-it ndërmjet Prishtinës dhe Penzës në Superligën e Femrave. Në dy finalet e para kanë fituar vashat pejane, që ju mjafton edhe një titull për të mbrojtur titullin kampion, kurse prishtinaset për të fituar titullin duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 dhe transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.
Në finalen e parë, skuadra pejane fitoi 58:76, ndërsa në atë të dytë fitoi 64:60, edhe pse ishin duke humbur me 15 pikë dallim.
Këto dy humbje ishin të vetmet për skuadrën kryeqytetase në këtë edicion në Superligën e Femrave, pasi garat e rregullta i përfundoi me 20 fitore, ndërsa në gjysmëfinale të “Play-off”-it eliminoi Trepçën.
Ndërkohë, Penza në garat e rregullta kishte 15 fitore e pesë humbje, kurse në gjysmëfinale eliminoi Bashkimin 2:1.
Rivaliteti ndërmjet këtyre dy skuadrave është i madh dhe të hënën mbrëma pritet një ndeshje e bukur e basketbollit.