Kuqezinjtë drejt Superligës, Prishtina e Re kërkon barazimin

Kuqezinjtë drejt Superligës, Prishtina e Re kërkon barazimin

17/04/2022

Nesër (e hënë) do të zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të përballen Prishtina e Re dhe Vëllaznimi.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në kryeqytet dhe transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.

Takimin e parë e fituan kuqezinjtë me rezultat 89:72, dhe nëse e fitojnë edhe ndeshjen e dytë do të inkuadrohen direkt në Superligë, kurse prishtinasit duan fitoren, në mënyrë që të zhvillohet edhe sfida e tretë, ku do të vendoste përfundimisht për kampionin e Ligës së Parë.

Kampioni siguron Superligën, ndërsa finalisti do të luajë me vendin e shtatë të Superligës në “Play-out”, për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Skuadra nga Gjakova nuk ka pësuar asnjë humbje në Ligën e Parë dhe synon të përfundojë kampionatin pa asnjë humbje dhe rikthimin në elitë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners