Festë në Pejë, shpallet kampion i Ligës Unike

Festë në Pejë, shpallet kampion i Ligës Unike

22/04/2022

Peja ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 72:87 (19:23, 15:26, 19:20, 19:18), për tu shpallur për herë të parë kampion i Ligës Unike.

Në një spektakël të madh të basketbollit, pikërisht në Pejë, verdhezinjtë arritën trofeun e parë për këtë edicion.

Nga fillimi i ndeshjes të dy skuadrat e deshën shumë fitoren dhe trofeun e çmuar, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Fillimi i kësaj sfide ishte i barabartë, kurse më pas pejanët kishin epërsi deri në shtatë pikë, 16:23, ndërsa çereku i parë përfundoi 19:23. Dallimi i madh u bë në periudhën e dytë, kur pejanët të përkrahur nga tifozët vendas, ngritën epërsinë minutë pas minute, duke shkuar në pushim me shifrat 34:49.

Në periodën e tretë, therandasit u munduan të bëjnë rikthimin e madh, ndërsa skuadra pejane ruajti epërsinë, që kohë pas kohe e ngriti, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:69. Edhe në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë dhe kjo mjaftoi që të shpallet kampion i Ligës Unike.

MVP është shpallur Dardan Berisha, çmim të cilin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Sekretari i Përgjithshëm i FBSH-së, Korab Llazani.

Ndërkohë, trofeun e kupës, Berishës, ia kanë dorëzuar kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe kryetari i Bordit Drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners