Ylli mposht Pejën

Ylli mposht Pejën

24/04/2022

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 80:67 (14:8, 26:21, 13:25, 27:13), në xhiron e fundit të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli përfundoi garat e rregullta në pozitën e parë me 22 fitore e gjashtë humbje dhe ka siguruar gjysmëfinalen e “Play-off”-it, kurse pejanët në pozitën e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje, ku në “Play-off” do të përballet me Bashkimin.

Pas një fillimi të barabartë, 5:6, vendasit hyn në një seri të suksesshme, duke e fituar çerekun e parë 14:8. Kampionët vazhduan me lojë të mirë, ku në periudhën e dytë e thelluan edhe më shumë epërsinë, në 16 pikë, 40:24, ndërsa pjesa e parë përfundoi 40:29.

Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë dalëngadalë ngushtuan epërsinë dhe arritën të kalojnë në epërsi 53:54. Por, në dhjetë minutat e fundit, Ylli ishte më i mirë, duke triumfuar në fund 80:67.

Te Ylli u dallua Mikaile Tmusiq me 24 pikë e shtatë asistime, kurse te Peja u dallua Courtney Fells me 19 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners