Turneu Selektiv në 3x3, afatet për lajmërim dhe detajet

Turneu Selektiv në 3x3, afatet për lajmërim dhe detajet

26/04/2022

Federata e Basketbollit e Kosovës edhe këtë vit do të organizojë Turneun Selektiv në 3x3, që njëkohësisht do të jetë turneu i parë i këtij sezoni në 3x3 në Kosovë.

Nga ky turne FBK do të bëjë selektimin e ekipeve kombëtare të meshkujve dhe femrave që do të përfaqësojnë Kosovën në kualifikime për FIBA EUROPE CUP.

Turneu është i hapur dhe FBK i bën thirrje të gjithë lojtarëve, që të paraqiten për të garuar, kurse afati për paraqitje është nga data 1 maj deri më 6 maj në ora 16:00.

Kushti kryesor për paraqitje është që lojtarët të kenë profil të konfirmuar në play.fiba3x3.com, kurse shorti do të bëhet në mënyrë automatike, në bazë të rangimit të lojtarëve/ekipeve në rang listën e FIBA-s.

Paraqitja e ekipeve bëhet duke u dërguar të dhënat e plota (emri i ekipit, emrat e lojtarëve, linkat e profileve të konfirmuara në FIBA) në emailin: manager3x3@basketbolli.com , ose edhe nëpërmjet linkut direkt në play.fiba3x3.com, që publikohet në afatin e regjistrimit.

Lojtarë të ekipit fitues do të përfshihen në ekipin kombëtar të Kosovës, kurse kualifikimet për FIBA EUROPE CUP sivjet Kosova i zhvillon në Qipro.

Në rast se kalohen kualifikimet, kombëtarja e Kosovës do të garojë në FIBA EUROPE CUP, që zhvillohet në Graz të Austrisë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners