Peja fiton duelin e parë ndaj Bashkimit

Peja fiton duelin e parë ndaj Bashkimit

27/04/2022

Peja e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 94:70 (20:23, 24:19, 22:15, 28:13). Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret Trepça.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi të lehtë në çerekun e parë dhe e fituan këtë pjesë 20:23. Prizrenasit në periudhën e dytë e shtuan epërsinë deri në shtatë pikë, por pejanët nuk dorëzohen, duke shkrirë epërsinë dhe shkuan në pushim me dy pikë dallim, 44:42.

Vendasit ishin më të mirë në periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 62:52, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:57. Në dhjetë minutat e fundit, verdhezinjtë shkëlqyen, duke thelluar epërsinë dhe triumfuan 94:70, kurse dueli i radhës zhvillohet në Prizren.

Te Peja u dalluan Darius Washington me 29 pikë e shtatë kërcime, Daniel Lekndreaj me 13 pikë e tetë kërcime dhe Calvin Godfrey me 13 pikë e 12 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Terrence Thompson me 24 pikë e tetë kërcime dhe Corey Ross me 15 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners