Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) prej 6 deri më 8 Maj 2022 në Prishtinë do të organizojnë Seminarin e Dytë për Klubet e FBK-së.
Qëllimi i organizimit të këtij Seminari është zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.
Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.
Ligjërues në Seminarin tre ditor do të jenë ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Wilson, Pedro Correia dhe Florian Pasquet.
Temat për të cilat ata do të ligjërojnë janë:
Seminari do të organizohet në hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”, në ditën e parë (06.05.2022) prej 09:00 – 17:30, në ditën e dytë (07.05.2022) prej 09:00 – 17:30 dhe ditën e tretë (08.05.2022) prej 09:00 -14:00.
Klubet e FBK-së duhet të delegojnë përfaqësuesit/et e tyre në Seminar, i cili po organizohet në dobi të zhvillimit dhe fuqizimit të këtyre klubeve.
Meqë Licencimi i Klubeve është ndër temat kryesore në këtë Seminar, atëherë FBK kërkon nga klubet e të dyja ligave që të marrin me seriozitetin më të madh delegimin e personave kyç për këtë Seminar, pasi që kriteret për licencim të klubeve në edicionin e ri të garave e kanë marrë dritën e gjelbër edhe në Kuvendin e Punës të FBK-së të organizuar më 26.03.2022 në Prishtinë.
Ky është Seminari i Dytë i organizuar nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n. Seminari i Parë është organizuar në fund të muajit shkurt, ku klubet pjesëmarrëse kanë pasur rastin të mësojnë për temat si: Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë; Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes; dhe Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.