Ftohen basketbollistet të marrin pjesë në turneun 3x3

Ftohen basketbollistet të marrin pjesë në turneun 3x3

28/04/2022

Federata e Basketbollit e Kosovës edhe këtë vit do të organizojë Turneun Selektiv në 3x3, që njëkohësisht do të jetë turneu i parë i këtij edicioni në 3x3 në Kosovë. Ky turne mbahet më 7 dhe 8 Maj.

Në këtë turne mund të garojnë tetë skuadra te femrat, andaj FBK bën ftesë që të paraqiten sa më shumë vajza.

Zhvillimi i basketbollit 3x3 është në Planin Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës, kurse femrat në basketboll janë ndër pesë qëllimet kryesore të FBK-së, që synon të masivizojë lojën 3x3, dhe njëkohësisht edhe femrat në këtë sport.

FBK gjithnjë i ka kushtuar rëndësi masivizimit të basketbollit të femrat dhe turneu 3x3 është një mundësi e mirë, që sa më shumë basketbolliste të marrin pjesë në këtë turne.

Afati për paraqitje është nga data 1 maj deri më 6 maj në ora 16:00. Kushti kryesor për paraqitje është që lojtarët të kenë profil të konfirmuar në play.fiba3x3.com, kurse shorti do të bëhet në mënyrë automatike, në bazë të rangimit të lojtarëve/ekipeve në rang listën e FIBA-s. Paraqitja e ekipeve bëhet duke u dërguar të dhënat e plota (emri i ekipit, emrat e lojtarëve, linkat e profileve të konfirmuara në FIBA) në emailin: manager3x3@basketbolli.com , ose edhe nëpërmjet linkut direkt në play.fiba3x3.com, që publikohet në afatin e regjistrimit. Lojtarë të ekipit fitues do të përfshihen në ekipin kombëtar të Kosovës, kurse kualifikimet për FIBA EUROPE CUP sivjet Kosova i zhvillon në Qipro. Në rast se kalohen kualifikimet, kombëtarja e Kosovës do të garojë në FIBA EUROPE CUP, që zhvillohet në Graz të Austrisë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners